Opinionistja Vjosa Sadriu-Hamiti ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ajo tha se Kosova ndodhet në izolim ndërkombëtar, për të cilin e bëri përgjegjës Kurtin, duke e akuzuar se me retorikën dhe qasjen e tij ka dëmtuar marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
“Ai e ka mbjellë frymën anti-Amerikë, anti-Evropë. Konsultimet dhe diskutimet, partneritetin ai e ka intepretu si nënshtrim ndaj Amerikës, Evropës dhe kështu me radhë”, tha ajo.
“Dëmin më të madh na e ka bërë Albin Kurti me retorikën e tij dhe të Vetëvendosjes, ku për mua është shumë shqetësuese dhe e frikshme se si një qytetar i Republikës së Kosovës mundet me thanë “Nuk kemi ne nevojë për Amerikën”, “Nuk kemi nevojë për gazin amerikan”, “Nuk kemi nevojë për mbështetjen e tyre”, u shpreh Sadriu-Hamiti.
