DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-këshilltari i Nagavcit “i qon selam” Kurtit: Shko Albin, ka ardhur koha me shku

13 Korrik 2026
A A
Ish-këshilltari i Nagavcit “i qon selam” Kurtit: Shko Albin, ka ardhur koha me shku
Share on Facebook

Ish-këshilltari i Arbërie Nagavcit, Valdrin Dervishaj, me një opinion që shpreh zhgënjimin ndaj qeverisjes së Albin Kurtit.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë : Kur kemi hyrë në pjesën e dytë të dekadës sate në pushtet, ka ardhur koha me shku. Shko si në prillin e vitit 2021, kur erdhe vetë në Ministri. Erdhe në këmbë, me besim, me bindjen se kishe plane të mëdha. Të besuam. Madje, pa rezerva. Unë të besova tri vite të jetës sime, me nga 13 deri në 14 orë punë në ditë, pa u ndalur. Por unë jam vetëm një. Janë shumë të tjerë.

Dervishaj tutje është shprehur se asgjë nuk ka ndryshuar gjatë qeverisjes së Kurtit duke i bërë thirrje këtij të fundit t’i vizitojë spitalet, gjykatat, shkolla, rrugët.

“Kur të kesh shkuar gjithandej, kupto se gjendja nuk është as për së afërmi ajo që ta tregojnë oborrtarët. Atëherë mendoje mirë nëse do edhe një herë t’i hipësh atit. Por mbaje mend: ai mund të të përmbysë atëherë kur e pret më së paku. Premtimet nuk mjaftojnë më; duhen rezultate, përgjegjësi dhe ndryshim i vërtetë. Prandaj, shko, Albin. Shko para se të shkosh në harresë“, tha ai.

Në fund të postimit ish-këshilltari i Nagavcit tha se: Kur pash se dheu nën këmbët po grryhej, dhe se aty në oborrin ku isha armik ishte bërë drejtësia, lash gjithça prapa. Lash edhe varrin e djalit. Ia lash në uzdaj plepit që i bën hije. Nanës e babës ua lash amanet me ia çu çdo muaj nga buqet me lule. Veç nja çantë me 2 këmisha, një palë pantallona dhe 2 libra i mora me vete. Vesha uniformën e mergimtarit dhe ia nisa nga fillimi. Të fala nga Berlini.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 620)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 965)
  • Opinione (49)
  • Showbiz (165)
  • Shpallje (1)
  • Sport (361)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com