DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Vitia me mindil mëndafshi, spitalet pa çarçafë”- Deputetja e LDK-së reagon ashpër për gjendjen në Pediatri

13 Korrik 2026
A A
“Vitia me mindil mëndafshi, spitalet pa çarçafë”- Deputetja e LDK-së reagon ashpër për gjendjen në Pediatri
Share on Facebook

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar ashpër pas publikimit të disa fotografive në rrjetet sociale nga një nënë, ku shfaqet gjendja e rëndë dhe kushtet e vështira në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka akuzuar qeverinë aktuale për korrupsion dhe menaxhim katastrofal të institucioneve publike.

Sipas saj, përderisa spitalet përballen me mungesa elementare, ministrat kujdesen vetëm për dukjen e tyre të jashtme.

“Spitalet pa çarçafa e pa kurfarë shtrati, Vitia si ministër me mindil mëndafshi. Ftoj ministrin të krahasoj pak, shtratin e fëmijëve edhe mindilin e katit. Në fund të dyja paguhen me para nga ne të ngratit”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

Ymeri ka hedhur dyshime mbi mënyrën se si po shpenzohen paratë e taksapaguesve, duke thënë se prioritetet e dikasterit të shëndetësisë janë të gabuara.

“Pyetja është pse nuk po ndrrohen për fëmijet çarçafat e shtrati, por po vizllojnë gjithmonë e më shumë teshat e katit”, shkroi ajo.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 434)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com