DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rasti në Pediatri, QKUK nis hetim dhe merr masa ndaj disa punonjësve

13 Korrik 2026
A A
Rasti në Pediatri, QKUK nis hetim dhe merr masa ndaj disa punonjësve
Share on Facebook

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka nisur një hetim administrativ lidhur me shqetësimet e ngritura për trajtimin e një fëmije në Klinikën e Pediatrisë.

Drejtori i QKUK-së ka formuar një komision ad-hoc i cili do të shqyrtojë të gjitha rrethanat e rastit, përfshirë trajtimin e pacientit, komunikimin e stafit me familjen dhe çdo parregullsi të mundshme në aspektin profesional dhe menaxherial.

Nga QKUK kanë bërë të ditur se gjatë verifikimeve fillestare janë evidentuar disa mangësi, ndërsa ndaj personave përgjegjës janë dhënë vërejtje. Një punëtor i shërbimeve teknike është suspenduar përkohësisht, ndërsa masa të përkohshme administrative janë marrë edhe ndaj katër infermierëve.

Institucioni ka njoftuar se hetimi do të zhvillohet me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe se pas përfundimit të procesit do të publikohen gjetjet dhe masat e ndërmarra.

QKUK ka theksuar se synimi i këtyre veprimeve është rritja e përgjegjësisë profesionale dhe forcimi i besimit të qytetarëve në shërbimet publike shëndetësore.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 434)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com