DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vdes një 62 vjeçar pasi ra nga “kulmi i shtëpisë së tij” në Prizren, Policia thotë se “punëkryesi është ndaluar për 48 orë”

14 Korrik 2026
A A
Tragjedi në Pejë: Humb jetën një person në vendin e punës në Gllaviçicë
Share on Facebook

Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kulmi i një shtëpie në Prizren, gjatë kryerjes së punimeve.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 13 korrik 2026 në rrugën “Kalaja e Krujës”, ku viktima, mashkull kosovar, dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth tetë metrash.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rr. Kalaja e Krujës, Prizren 13.07.2026 – Koha NN. Dyshohet se viktima mashkull kosovar, kishte rënë nga një kulm i shtëpisë nga lartësia 8 metra, ku si pasojë viktima kishte vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punë-kryesi ku ka ndodhur rasti, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 0rë. Rasti duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi ka thënë se dje rreth orës 17:45, Policia e Kosovës ka pranuar informatë nga Qendra Emergjente se në lagjen Arbana në Prizren ndodhej një person pa shenja jete.

“Sipas informacioneve fillestare dhe deklarimeve të dëshmitarëve, viktima, mashkull rreth 62 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kulmi i shtëpisë së tij, derisa ishte duke kryer punime”.

Sipas tij, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, kanë siguruar vendin e ngjarjes, kanë mbledhur prova materiale dhe kanë intervistuar dëshmitarët. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Në kuadër të hetimeve, një person i dyshuar në cilësinë e punëkryesit është ndaluar për 48 orë. Lidhur me rastin është iniciuar hetim për veprën penale “Heqja apo mosvendosja e pajisjeve mbrojtëse”, sipas nenit 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, tha Bytyqi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 622)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 016)
  • Opinione (49)
  • Showbiz (166)
  • Shpallje (1)
  • Sport (365)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com