DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rrahje në sheshin “Shatërvan”, Policia arreston një të dyshuar – i gjen edhe armë me 5 fishekë

14 Korrik 2026
A A
Rrahje në sheshin “Shatërvan”, Policia arreston një të dyshuar – i gjen edhe armë me 5 fishekë
Share on Facebook

Një përleshje mes disa personave në sheshin “Shatërvan” në Prizren ka përfunduar me arrestimin e një të dyshuari, tek i cili Policia ka gjetur edhe një armë zjarri.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Amush Sallashi, 20-vjeçar, ndërsa në këtë rast si të dyshuar figurojnë edhe Hasan Mulaoglu, 22-vjeçar, dhe Elmir Bajrami, 28-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia kishte pranuar informacion për një rrahje mes disa personave në sheshin “Shatërvan”, ku patrullat kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të ndalojnë personat e përfshirë në incident.

Gjatë kontrollit trupor ndaj të dyshuarit kryesor, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë ZORAKI 917-T, një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore ka pësuar Xh.K. (2004), ndërsa një nga të dyshuarit është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësia e kriminalistikës, të cilët, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë iniciuar rastin për veprat penale përkatëse.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari tek i cili është gjetur arma është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të përleshjes janë në vazhdim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 622)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 021)
  • Opinione (49)
  • Showbiz (166)
  • Shpallje (1)
  • Sport (365)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com