Ka nisur procesi i largimit të shtretërve të dëmtuar nga Klinika e Pediatrisë, me qëllim përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin mjekësor.
Ky veprim vjen pas reagimeve publike lidhur me gjendjen e disa pajisjeve në klinikë, pasi një nënë kishte ndarë përvojën e saj gjatë qëndrimit me fëmijën në objektin e vjetër të Pediatrisë, duke ngritur shqetësime për kushtet e trajtimit.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) një ditë më parë kishte bërë të ditur se ka krijuar një komision ad-hoc, i cili do të shqyrtojë masat administrative ndaj punonjësve shëndetësorë në lidhje me këtë rast.
Largimi i shtretërve të dëmtuar synon krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për fëmijët e hospitalizuar dhe për personelin që ofron shërbime në Klinikën e Pediatrisë.
