DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste, i ndalohet përgjithmonë hyrja në Kosovë

14 Korrik 2026
A A
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste, i ndalohet përgjithmonë hyrja në Kosovë
Share on Facebook

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka shpallur “non grata” ministren e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezana Paunović, duke i ndaluar përgjithmonë hyrjen dhe kalimin tranzit nëpër territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi vjen pas deklaratave të ministres serbe, të cilat Sveçla i ka cilësuar si vazhdimësi të politikave të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve.

“Snezana Paunović, Ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në qeverinë e Serbisë, ka rikonfirmuar atë nga e cila Serbia nuk ka hequr dorë asnjëherë, projektin e spastrimit etnik të shqiptarëve. Në epokën tonë, kjo u tentua nga ish-shefi i saj Slobodan Millosheviq, i njohur edhe si kasapi i Ballkanit”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka theksuar se deklaratat e saj nuk janë të reja, por përfaqësojnë vazhdimësinë e një politike shtetërore që, sipas tij, për dekada ka prodhuar dhunë dhe krime ndaj shqiptarëve.

“Kjo gjuhë dhe kjo aspiratë e shpërfaqur nuk është e re. Ajo është vazhdimësi e një politike shtetërore që për shumë dekada ka prodhuar dhunë, krime dhe përpjekje për zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre. Urrejtja e tillë e vazhdueshme, e shprehur me tone kërcënuese ndaj rendit kushtetues dhe sovranitetit të Republikës sonë nga ministrja në fjalë, është e papranueshme dhe duhet të dënohet ashpër nga shtetet dhe shoqëritë demokratike që mbrojnë paqen, të drejtat e njeriut dhe nuk tolerojnë retorikë e sjellje që nxit urrejtje, destabilizim dhe përsëritje të politikave kriminale të së kaluarës”, ka deklaruar ai.

Sveçla ka bërë të ditur se vendimi është marrë në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, sot kam nxjerrë vendim përmes së cilit Snezana Paunović kam shpallur persona non grata, të padëshirueshëm, me ndalim të përhershëm të hyrjes në apo kalimit tranzit përmes Republikës së Kosovës”.

Në reagimin e tij, Sveçla ka theksuar se koha e spastrimeve etnike ndaj shqiptarëve ka marrë fund dhe se Kosova është shtet sovran me institucione që mbrojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve.

“Epoka kur shqiptarët shtypeshin, masakroheshin dhe spastroheshin etnikisht ka përfunduar njëherë e përgjithmonë.

Republika e Kosovës është shtet sovran e demokratik, me institucione të forta që mbrojnë rendin kushtetues, integritetin territorial dhe sigurinë e çdo qytetari. Sot ka rend dhe ligj, ka drejtësi që vazhdon të kërkojë përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës dhe ka institucione që nuk do të lejojnë cenim të sovranitetit të vendit tonë. Çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë e spastrimit etnik apo për të kërcënuar Republikën e Kosovës do të përballet me përgjigje të vendosur, ligjore dhe institucionale”, ka përfunduar Sveçla.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 624)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 047)
  • Opinione (49)
  • Showbiz (166)
  • Shpallje (1)
  • Sport (366)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com