DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haxhiu nuk ngutet me seancën konstituive, tregon arsyen e vonesës

15 Korrik 2026
A A
Haxhiu nuk ngutet me seancën konstituive, tregon arsyen e vonesës
Share on Facebook

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se seanca konstituive e Kuvendit nuk do të thirret në ditët në vijim, ndonëse do të respektohen afatet e përcaktuara me Kushtetutë.

Në një përgjigje Zyra e Presidencës bëri të ditur se Kushtetuta obligon Presidentin që ta thërrasë seancën konstituive brenda 30 ditëve nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve. Në këtë rast, afati i fundit është 7 gushti.

“Kushtetuta përcakton që seanca konstituive e Kuvendit thirret nga Presidenti/ta brenda 30 ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve. Në rastin konkret, ky afat përfundon më 7 gusht”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Sipas të njëjtit sqarim, u.d. Presidentja Haxhiu ka vlerësuar se është më e arsyeshme t’u lihet më shumë kohë partive politike për të zhvilluar bisedime dhe për të arritur një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e Presidentit, pasi afati kushtetues prej 60 ditësh për këtë proces nis menjëherë pas konstituimit të Kuvendit.

“Duke pasur parasysh që afati për zgjedhjen e Presidentit është 60 ditë dhe fillon nga dita e konstituimit të Kuvendit, U.D. Presidentja Haxhiu vlerëson se partive politike duhet t’u lihet koha dhe hapësira e nevojshme për bisedime dhe për arritjen e marrëveshjes që i duhet vendit për zgjedhjen e presidentit. U.D. Presidentja po vepron brenda kompetencave dhe afateve kushtetuese, duke synuar që Kuvendi i ri të konstituohet me një perspektivë reale për krijimin e institucioneve dhe për shmangien e një bllokade tjetër”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Kosova ka mbajtur tri palë zgjedhje në më pak se një vit e gjysmë, një periudhë që është konsideruar e humbur për vendin për shkak të mungesës së stabilitetit institucional.

Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte pritur certifikimin zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve për të nisur negociatat me partitë e tjera lidhur me çështjen e Presidentit, edhe pse rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishin publikuar më herët.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 784)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 424)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com