DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

William Walker shpërthen pas deklaratës së ministres serbe: Ajo është një kriminele e sinqertë lufte

15 Korrik 2026
A A
William Walker shpërthen pas deklaratës së ministres serbe: Ajo është një kriminele e sinqertë lufte
Share on Facebook

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunovic, e cila tha se, po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte nisur “spastrimin etnik në Kosovë që në vitin 1998”.

Njeriu që dokumentoi para botës Masakrën e Reçakut dhe që ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë i krimeve të luftës në Kosovë në vitin 1999, u shpreh i tronditur kur u pyet nga Gazeta për të komentuar deklaratën e ministres serbe.

“O Zot, ku e ka thënë ajo këtë deklaratë? Mendoj që është ndoshta një prej deklaratave më fashiste që kam dëgjuar prej vitesh, jo vetëm budallallëk”, deklaroi Walker.

Ai tha se, nëse ministrja serbe e ka bërë vërtet një deklaratë të tillë, atëherë duhet të vihet në pikëpyetje racionaliteti dhe njerëzia e saj.

“Të thuash që Millosheviqi nuk e nisi gjenocidin më herët, thjesht s’mund ta besoj që dikush mund ta thotë një budallallëk të tillë. Nëse vërtet e ka thënë një deklaratë të tillë, mendoj se dikush duhet të shikojë për racionalitetin e saj, për kualitetin e njerëzisë së saj”, u shpreh ai.

Walker theksoi se vetë pranimi se do të kryhej një spastrim etnik përbën pranim të një krimi lufte.

“Spastrimi etnik është një krim lufte. Nëse ajo thotë se do të kryente një krim lufte përpara Millosheviqit, që ishte një nga kriminelët më të mëdhenj të Evropës në atë kohë, atëherë çfarë të themi për të si kriminele lufte? Kjo e provon shumë mirë që ajo është”, deklaroi ish-diplomati amerikan.

Në fund të reagimit të tij, Walker tha se mbetet i shokuar nga deklarata e ministres serbe dhe se ajo, sipas tij, dëshmon se në Serbi nuk ka pasur ndryshim të mentalitetit.

“Jam i shokuar. Po provoj ta absorboj atë që sapo më thatë. Është një deklaratë e një krimineleje të sinqertë lufte. Shpresoj që ajo s’do ta ketë shansin për t’i implementuar mendimet e saj. Duket që Beogradi s’ka ndryshuar shumë”, përfundoi Walker.

 

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 784)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 424)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com