DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku sulmon kundërshtarët brenda LDK-së: Lakmia për karrige mund ta dëmtojë partinë dhe ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

15 Korrik 2026
A A
Abdixhiku sulmon kundërshtarët brenda LDK-së: Lakmia për karrige mund ta dëmtojë partinë dhe ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës së një pjese të strukturave të partisë për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së dhe shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit.

Në një adresim publik, Abdixhiku ka bërë të ditur se janë deponuar 148 nënshkrime që kërkojnë mbajtjen e Kuvendit të LDK-së, ku do të shqyrtohej edhe pozita e tij si kryetar, por ka theksuar se këto nënshkrime ende nuk janë verifikuar.

Sipas tij, ky proces mund të ketë pasoja të mëdha për partinë dhe për vendin.

“Ky proces mund të na dëmtojë, të jetë i pariparueshëm nga brenda dhe ta lërë Kosovën pa institucione dhe potencialisht përballë zgjedhjeve të reja në vjeshtë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai më tej ka kritikuar ata që, sipas tij, po e shtyjnë këtë nismë për interesa personale, duke thënë se LDK-ja duhet të mbetet një parti në shërbim të qytetarëve dhe jo e përqendruar në ambicie për poste drejtuese.

“Në vlerat e mia, LDK do duhej të sillej si shtëpi e interesave të qytetarëve, jo e apetiteve për kryetar e karrigen e kryetarit. Karrige që aq shumë e lakmojnë dhe aq pak e kuptojnë”, është shprehur Abdixhiku.

Ai ka shtuar se ata që e kërkojnë këtë ndryshim mund ta arrijnë qëllimin e tyre, por sipas tij, mënyra e ndjekur nuk po i shërben as partisë dhe as qytetarëve.

“Le ta arrijnë fundja, por kanë mundur ta bëjnë më me kujdes, jo për bashkëpunëtorë, por për popullin që sheh, që vëzhgon e dëshpërohet, por megjithatë vepron”, ka thënë Abdixhiku.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 784)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 424)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com