DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mali i Zi heq udhëtimin pa viza për rusët

16 Korrik 2026
A A
Mali i Zi heq udhëtimin pa viza për rusët
Share on Facebook

Mali i Zi ka vendosur t’i japë fund regjimit të udhëtimit pa viza për qytetarët e Rusisë, të cilët nga 1 tetori do të duhet të pajisen me vizë për të hyrë në këtë shtet.

Sipas medias malazeze DAN, vendimi prek gjithashtu qytetarët e Bjellorusisë dhe Perusë, për të cilët do të aplikohet i njëjti regjim i ri hyrjeje.

Me këtë masë përfundon një periudhë gati 18-vjeçare e lëvizjes pa viza mes Rusisë dhe Malit të Zi. Ky regjim kishte ndikuar në rritjen e numrit të turistëve rusë dhe e kishte kthyer Malin e Zi në një nga destinacionet më të vizituara prej tyre në Ballkan.

Vendimi është marrë në kuadër të përpjekjeve të Podgoricës për ta harmonizuar politikën e vizave me standardet e Bashkimit Evropian, si pjesë e procesit të integrimit evropian.

Turistët rusë prej vitesh kanë përbërë një pjesë të rëndësishme të sektorit turistik malazez, veçanërisht gjatë sezonit veror. Me hyrjen në fuqi të masës së re, ata do të duhet të kalojnë procedura shtesë për pajisjen me vizë para udhëtimit.

Heqja e regjimit pa viza shënon gjithashtu mbylljen e një prej mundësive më të lehta për hyrjen e qytetarëve rusë në Evropë, pasi Mali i Zi kishte mbetur për një kohë të gjatë ndër destinacionet me më pak kufizime për ta.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 628)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 125)
  • Opinione (50)
  • Showbiz (167)
  • Shpallje (1)
  • Sport (367)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com