DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mërgim Vojvoda transferohet te Udinese, nënshkruan deri në vitin 2028

18 Korrik 2026
A A
Mërgim Vojvoda transferohet te Udinese, nënshkruan deri në vitin 2028
Share on Facebook

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është zyrtarisht futbollist i ri i Udineses.

Mbrojtësi 29-vjeçar është transferuar përfundimisht nga Como, ndërsa lajmi është konfirmuar nga klubi friulan.

Vojvoda ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Reprezentuesi kosovar mund të aktivizohet si mbrojtës i djathtë në një formacion me katër lojtarë në mbrojtje, por edhe si krah i djathtë në mesfushë. Ai njihet për teknikën e mirë dhe kontributin në fazën sulmuese.

Vojvoda e nisi karrierën në Holandë dhe Belgjikë, ndërsa në vitin 2020 u transferua në Serie A te Torino. Me klubin italian zhvilloi 135 ndeshje dhe shënoi tri gola.

Në janar të vitit 2025 kaloi te Como, ku gjatë sezonit të fundit regjistroi 30 paraqitje dhe realizoi dy gola, duke ndihmuar skuadrën edhe në arritjen e gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Vojvoda është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares së Kosovës dhe në disa raste ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ai numëron 74 paraqitje dhe tri gola me fanellën e “Dardanëve”.

Para se t’i bashkohej Kosovës, Vojvoda kishte zhvilluar edhe 12 ndeshje me Kombëtaren U21 të Shqipërisë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 631)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 233)
  • Opinione (50)
  • Showbiz (167)
  • Shpallje (1)
  • Sport (373)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com