DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Europa në alarm nga moti ekstrem! Zjarre, stuhi dhe temperatura deri në 44°C, viktima dhe mijëra familje pa energji

18 Korrik 2026
A A
Instituti thotë se Kosova është në zonën e kuqe për temperatura të larta, MSh publikon disa rekomandime
Share on Facebook

Europa po përballet me një valë të re të motit ekstrem, ku zjarret, thatësira dhe stuhitë e fuqishme kanë goditur disa vende, duke shkaktuar viktima, evakuime masive dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Në verilindje të Spanjës, rreth 1 mijë banorë janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit, të mbështetur nga 30 mjete ajrore, po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët. Vetëm pranë Ores, në rajonin e Aragonës, zjarri ka përfshirë mbi 12 mijë hektarë tokë, ndërsa vatra aktive raportohen edhe pranë Madridit dhe në provincën Guadalajara.

Në Francë, thatësira dhe temperaturat e larta kanë vënë në vështirësi funksionimin e një centrali bërthamor në jug të vendit, pasi uji i ngrohtë i Mesdheut po pengon ftohjen e reaktorëve. Ndërkohë, pas valës së të nxehtit, stuhi të fuqishme goditën disa rajone të vendit, duke lënë dy viktima dhe mbi 53 mijë familje pa energji elektrike.

Edhe Gjermania po përballet me pasojat e motit ekstrem. Niveli i ulët i ujit në lumin Rin ka penguar transportin lumor dhe ka rritur kostot e transportit.

Sipas Reuters, temperatura mesatare në Europë ka arritur në 27.5 gradë Celsius, rreth 4.2 gradë mbi mesataren e kësaj periudhe. Ndërkohë, shërbimi meteorologjik spanjoll paralajmëron se nga e diela temperaturat do të rriten sërish, duke arritur deri në 44°C në disa zona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se kontinenti mund të përballet me “disa javë vdekjeprurëse”, ndërsa ekspertët theksojnë se valët e fundit të të nxehtit kanë shkaktuar mijëra vdekje më shumë se zakonisht në të gjithë Europën.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 631)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 233)
  • Opinione (50)
  • Showbiz (167)
  • Shpallje (1)
  • Sport (373)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com