DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Krisma kallashnikovi në një dasmë në Suharekë – Policia bastis ahengun dhe arreston 34-vjeçarin

18 Korrik 2026
A A
Krisma kallashnikovi në një dasmë në Suharekë – Policia bastis ahengun dhe arreston 34-vjeçarin
Share on Facebook

Të shtënat me armë zjarri në një aheng familjar në Suharekë kanë përfunduar me ndërhyrjen e Policisë, sekuestrimin e një kallashnikovi dhe arrestimin e një 34-vjeçari.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Bujar Sallauka, 34 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 18 korrik, rreth orës 11:00, pas një informacioni anonim se në një aheng familjar në lagjen “Sallauka”, në fshatin Budakovë të Suharekës, po dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas komunikimit me pronarin e shtëpisë, Sh. Sallauka, është identifikuar personi që dyshohet se kishte shtënë me armë.

Gjatë ndërhyrjes, Policia ka sekuestruar një pushkë automatike AK-47, e cila dyshohet se ishte përdorur gjatë të shtënave, si dhe pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, të gjetura në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Bujar Sallaukës është iniciuar rasti për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 630)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 212)
  • Opinione (50)
  • Showbiz (167)
  • Shpallje (1)
  • Sport (371)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com