DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Debati në familje eskalon në Vushtrri – 45-vjeçari dëmton derën me thikë, përfundon në ndalim

19 Korrik 2026
A A
Zubin Potok: Burri në gjendje të dehur sulmon fizikisht gruan
Share on Facebook

Një konflikt familjar në fshatin Stanoc i Epërm të Vushtrrisë ka përfunduar me arrestimin e një 45-vjeçari, i cili dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka kanosur familjarët dhe ka dëmtuar derën e shtëpisë me thikë.

I dyshuari është F. M. rreth 45-vjeçar, ndërsa viktimë Sh. M. rreth 36-vjeçare.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 18 korrikut, rreth orës 20:00, në shtëpinë e çiftit në Stanoc të Epërm.

Viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje, bashkëshorti i saj kishte filluar të bërtiste me zë të lartë dhe ta ofendonte. Më pas, ai dyshohet se kishte marrë një thikë të vogël, me të cilën kishte dëmtuar derën e shtëpisë.

Sipas burimeve, konflikti kishte nisur pasi i dyshuari kishte debatuar në telefon me vëllain e viktimës, të cilin gjithashtu e kishte ofenduar. Viktima ka deklaruar se bashkëshorti ndodhej nën ndikimin e alkoolit.

Gruaja nuk ka pësuar lëndime trupore dhe nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Burimet bëjnë të ditur se Policia e ka arrestuar F. M, i cili është shoqëruar në stacionin policor.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.

Pas përfundimit të procedurave, viktima është kthyer në shtëpi së bashku me dy fëmijët e saj.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 784)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 415)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (497)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com