DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tre kosovarët ende të zhdukur në Shkup, ambasada kërkon kohë për verifikimin e informatave

19 Korrik 2026
A A
Zhduken tre persona, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tyre
Share on Facebook

Tre shtetas nga Vushtrria vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur në Shkup, ndërsa autoritetet ende nuk kanë arritur të konfirmojnë vendndodhjen e tyre.

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet vendore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës për të koordinuar veprimet lidhur me rastin.

Bëhet fjalë për Ejup Ternavën, Cennet Ternavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët sipas familjarëve janë parë për herë të fundit të shtunën rreth orës 22:00, pasi ishin nisur nga aeroporti i Shkupit drejt Kosovës.

Familjarët kanë deklaruar se që nga ai moment kanë humbur çdo kontakt me ta dhe telefonat e tyre nuk janë më të qasshëm.

Sipas informacioneve të para, tre personat po udhëtonin me një veturë Mercedes GLC me targa MR-DT 2025. Autoritetet po vazhdojnë verifikimet dhe kërkimet për zbardhjen e rastit.

Ambasada ka bërë thirrje që çdo person që mund të ketë informacion për të zhdukurit ose automjetin e tyre, ta njoftojë menjëherë Policinë ose familjarët.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 784)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 410)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (497)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com