Pamje të siguruara nga Gazeta në një kantier ndërtimi pranë objektit të Postës në Fushë Kosovë ngrenë shqetësime lidhur me masat e sigurisë gjatë zhvillimit të punimeve.
Në fotografitë e realizuara në vendngjarje, vërehet se punimet në një kompleks banesor po zhvillohen pa skela mbrojtëse në pjesët e jashtme të objektit.
Ndërtimet shumëkatëshe konsiderohen ndër aktivitetet me rrezik të lartë për punëtorët dhe kalimtarët, prandaj zbatimi i masave të sigurisë është i domosdoshëm për të parandaluar aksidentet e mundshme.



