DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Asamblisti i PDK’së ngre dyshime për keqpërdorime në ndarjen e bursave në Fushë Kosovë nga pushteti i Prebrezës

20 Korrik 2026
A A
Asamblisti i PDK’së ngre dyshime për keqpërdorime në ndarjen e bursave në Fushë Kosovë nga pushteti i Prebrezës
Share on Facebook

Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës, Valon Murseli, ka ngritur pretendime për mungesë transparence në procesin e ndarjes së bursave studentore nga Komuna e Fushë Kosovës.

Sipas Murselit, lista e përfituesve është publikuar vetëm në format Excel dhe, sipas tij, nuk përmban elementet e një njoftimi zyrtar, si numrin e protokollit, emrat e anëtarëve të komisionit vlerësues dhe nënshkrimet e tyre.

“Nga një njoftim në Excel i Komunës së Fushë-Kosovës, që nuk përmban asnjë element të një njoftimi zyrtar, as numër të protokollit, as emrat e anëtarëve të komisionit vlerësues dhe as nënshkrimet e tyre, shihet qartë mungesa e transparencës në këtë proces”, ka thënë Murseli në postimin e tij në ‘Facebook’.

Ai ka pretenduar gjithashtu se nuk janë publikuar pikët e studentëve përfitues dhe as lista e studentëve jopërfitues me pikët përkatëse, duke shtuar se kjo, sipas tij, ngre dyshime mbi mënyrën e përzgjedhjes së përfituesve.

“Kjo mënyrë e publikimit të rezultateve shpërfaq mungesë serioze të transparencës dhe ngre dyshime të bazuara mbi mënyrën e përzgjedhjes dhe shpalljes së studentëve përfitues të bursave”, ka deklaruar ai.

Murseli ka bërë të ditur se do t’i kërkojë Auditorit të Brendshëm të Komunës së Fushë Kosovës ta shqyrtojë të gjithë procesin dhe, nëse konstatohen parregullsi, t’i përcjellë rekomandimet tek organet e drejtësisë.

Po ashtu, ai u ka bërë thirrje studentëve që mendojnë se janë dëmtuar në këtë proces ta kontaktojnë, duke kërkuar që procesi, sipas pretendimeve të tij, të kthehet në pikën zero dhe bursat të ndahen sipas kritereve të thirrjes publike.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 784)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 406)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com