DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dyshohet se u hodh nga kati i shtatë i banesës – 45-vjeçarja gjendet e pajetë në Prishtinë

21 Korrik 2026
A A
Gjendet pa shenja jete në shtëpi – Kjo është gruaja që jetonte e vetme në Leposaviq
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën në orët e vona të së dielës, ku një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e një objekti banesor, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj po hetohen nga autoritetet.

Viktima është Gresa Kryeziu (45-vjeç).

Sipas burimeve rasti është raportuar më 20 korrik, rreth orës 23:00, në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, pasi familjarët kishin ngritur shqetësimin se 45-vjeçarja ishte mbyllur në banesën e saj dhe nuk po përgjigjej prej një kohe.

Nga informacionet e para, viktima dyshohet se kishte konsumuar alkool dhe ishte nën përdorimin e barnave antidepresive.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, Policia ka konstatuar se, bazuar në këqyrjen fillestare, dyshohet se viktima është hedhur nga dritarja e banesës së saj në katin e shtatë, duke përfunduar në parkun prapa objektit banesor.

Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i Emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Hetuesit policorë, së bashku me krimteknikën, kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 784)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 404)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com