DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rriten rastet me fruth në Kosovë, 69 të konfirmuara në katër muaj – alarm për vaksinimin e fëmijëve

21 Korrik 2026
A A
Rriten rastet me fruth në Kosovë, 69 të konfirmuara në katër muaj – alarm për vaksinimin e fëmijëve
Share on Facebook

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se numri i rasteve me fruth në vend ka arritur në 69 raste të konfirmuara gjatë periudhës nga 16 prilli deri më 20 korrik 2026.

Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 11 raste të reja, duke treguar një rritje të përhapjes së kësaj sëmundjeje infektive në disa komuna të Kosovës.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë me 21 raste, pasuar nga Ferizaj dhe Fushë-Kosova me nga 12 raste, ndërsa raste janë evidentuar edhe në Kaçanik, Lipjan, Vushtrri, Shtime, Drenas, Obiliq dhe komuna të tjera.

IKSHPK ka bërë apel qytetarëve që personat me simptoma të dyshimta, si temperaturë e lartë, skuqje në trup, kollë, rrufë apo skuqje të syve, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

Instituti ka paralajmëruar se fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te personat e pavaksinuar.

Prindërit dhe kujdestarët janë këshilluar që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë imunizimin sipas kalendarit të rregullt.

Sipas autoriteteve shëndetësore, vaksinimi mbetet mënyra më e sigurt dhe më efektive për parandalimin e përhapjes së fruthit dhe mbrojtjen e komunitetit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 784)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 404)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com