DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ky është zyrtari i arrestuar për lejimin e importit të kimikateve të ndaluara në Kosovë

22 Korrik 2026
A A
Ky është zyrtari i arrestuar për lejimin e importit të kimikateve të ndaluara në Kosovë
Share on Facebook

Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit ka përfunduar në pranga në një aksion të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, nën dyshimet se ka lejuar importin e kimikateve dhe pesticideve të ndaluara në Republikën e Kosovës, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Nazmi Maxhera rreth 63 vjeç.

Sipas burimeve të Sinjalit, aksioni është realizuar më 21 korrik, rreth orës 11:30, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Hetimet kanë nxjerrë dyshime se Nazmi Maxhera, në cilësinë e zyrtarit përgjegjës për produktet biocide në ish-Ministrinë e Mjedisit, ka tejkaluar kompetencat e tij duke lëshuar leje importi në kundërshtim me Ligjin për Biocide dhe Kimikate.

Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka lejuar importin e substancave aktive të ndaluara sipas listës së Agjencisë Evropiane për Kimikate (ECHA), si dhe të pesticideve, për të cilat kompetencën ligjore e kishte institucioni përkatës në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, si rezultat i këtyre lejeve, substanca të ndaluara dyshohet se kanë hyrë në territorin e Kosovës në periudha të ndryshme përmes operatorëve të ndryshëm ekonomikë.

 

Gjatë aksionit policor, të dyshuarit i janë sekuestruar përkohësisht dy telefona celularë, ndërsa ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Nazmi Maxhera është dërguar në ndalim për 48 orë, nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Hetimet për rastin janë në vazhdim dhe pritet të zbardhin nëse nga këto veprime kanë përfituar operatorë të tjerë ekonomikë apo janë përfshirë edhe persona të tjerë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 783)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 401)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com