DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tragjedi në Shtime – 3-vjeçari humb jetën pasi u ngulfat me një copë mishi

24 Korrik 2026
A A
Tragjedi në Shtime – 3-vjeçari humb jetën pasi u ngulfat me një copë mishi
Share on Facebook

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Shtime, ku një fëmijë vetëm 3 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se u ngulfat me një copë mishi.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është A.H., 3 vjeçar.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së familjes, derisa ata po përgatitnin një grill. Në një moment, fëmija dyshohet se kishte marrë një copë mishi, e cila i bllokoi rrugët e frymëmarrjes.

Familjarët kanë tentuar menjëherë t’i japin ndihmën e parë dhe më pas e kanë dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Shtime. Mjekët kanë arritur ta largojnë copën e mishit nga rrugët e frymëmarrjes, por fëmija kishte mbërritur pa puls dhe pa shenja jete.

Më pas ai është transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Ferizaj, ku ekipet mjekësore kanë vazhduar përpjekjet për reanimim, por pa sukses. Në orën 19:40 është konstatuar vdekja e tij.

Me urdhër të Prokurorit për të Mitur, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia dhe njësitë e forenzikës kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë në vazhdim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 776)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (172)
  • Shpallje (1)
  • Sport (391)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com