DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dështon mbledhja e KGjK-së ku pritej të shqyrtohej kërkesa e Haxhiut për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

24 Korrik 2026
A A
Dështon mbledhja e KGjK-së ku pritej të shqyrtohej kërkesa e Haxhiut për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë
Share on Facebook

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) ku në rend të ditës ka qenë kërkesa e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu në lidhje me njoftimet e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.

Gjatë diskutimit, anëtari i KGJK-së, Bashkim Hyseni, ka kërkuar që kjo çështje të jetë pika e parë e rendit të ditës, duke kërkuar përgjigje se pse trajtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb është vonuar për kaq gjatë.

Fillimisht, mbledhjen e ka lëshuar anëtari i KGjK-së, Ahmet Imami, ndërsa pas tij janë larguar edhe anëtarët Bashkim Hyseni dhe Besnik Bislima.

Kryesuesi i KGjK-së, Rrustem Thaqi, ka njoftuar se, në mungesë të kuorumit për vendimmarrje, takimi do të shtyhet për një datë tjetër.

“Meqenëse disa anëtarë e lëshuan takimin, në mungesë të kuorumit takimi shtyhet për herën e radhës. Do të njoftoheni me kohë”, tha Thaqi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 642)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 490)
  • Opinione (50)
  • Showbiz (169)
  • Shpallje (1)
  • Sport (379)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com