DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Edi Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme

24 Korrik 2026
A A
Edi Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme
Share on Facebook

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar të premten se në protestën kundër investimit në Zvërnec ka pasur “ndërhyrje të huaja brutale”, manipulime me lajme të rreme dhe video të deformuara, por ka theksuar se shkaku kryesor i pakënaqësisë së qytetarëve lidhet me rënien e besimit te institucionet dhe pritshmëritë e tyre të papërmbushura.

Sipas ATSH-së, gjatë mbledhjes së përbashkët të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, i pari i qeverisë në Tiranë tha se në protestë “kishte pa diskutim ndërhyrje të huaja brutale, manipulime të panumërta me lajme të rreme dhe video të deformuara”, duke shtuar se këto elemente ishin pjesë e rëndësishme e asaj që ndodhi, por jo thelbi i protestës.

Ai tha se protesta nxori në pah një hendek mes fakteve të paraqitura nga qeveria dhe mënyrës se si qytetarët e përjetuan situatën.

“Ne lart kishim faktet, njerëzit poshtë kishin përjetimin. Fakti ynë ishte se investimi i Zvërnecit është tokë private, ndërsa përjetimi i tyre ishte se toka e shtetit po u shitej të huajve. Fakti ynë ishte se projekti është ende në fazën e projektimit, ndërsa përjetimi i tyre ishte se ndërtimi kishte nisur dhe projekti duhej anuluar”, tha Rama, raporton ATSH

Rama theksoi se analizimi i ndërhyrjeve të huaja është i domosdoshëm për të kuptuar protestën në tërësi, por shtoi se përgjigjja për “hendekun” mes qeverisë dhe qytetarëve duhet kërkuar te pritshmëritë në rritje të njerëzve dhe përvojat e tyre me administratën publike.

“Duam ne apo s’duam ne, njerëzit presin çdo ditë e më shumë dhe bëhen gjithnjë e më pak tolerantë, sidomos ndaj përvojave të tyre të hidhura me administratën”, u shpreh ai.

Kryeministri shqiptar tha se kur bie besimi i qytetarëve, edhe faktet më të forta perceptohen si gënjeshtra, ndërsa dezinformimi fiton terren.

“ATSH” citon Ramën të ketë deklaruar se protesta nuk mund të kuptohet pa marrë parasysh edhe ndikimin e hapësirës digjitale, ku sipas tij u përhapën në masë sinjale dhe përmbajtje që ndikuan në perceptimin publik për ngjarjen.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 774)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (172)
  • Shpallje (1)
  • Sport (391)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com