Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të dala nga lufta, pas këtij lajmi ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku.
Ai tha se ky është një mashtrim, pasi që në vend se veteranët t’i merrnin 350€, tash do t’i marrin 204€.
Postimi i plotë:
Meqenëse ky pushtet i ka hequr veteranët e luftës së UÇK-së nga paga minimale në Kosovë (350€), nga 170€ sa i kanë marrë do të thotë se me këtë ka pasur zbritje prej 180€. E tash, vendimi prej 20% rritje në kohë fushate është 34€.
Pra, në vend se veteranët t’i merrnin 350€, tash do t’i marrin 204€.
Nëse votuesi mashtrohet përsëri kjo është çështje e tij, por kaluan katër vite dhe çështja e “verifikimit” të veteranëve nga kjo Qeveri ka qenë vetëm farsë e që i është dashur dhe i duhet vetëm për opinionin publik, çështje e cila është e një procesi gjyqësor i cili nuk ka përfunduar ende.
Më e pakta që duhet të bëjnë veteranët e luftës së UÇK-së dhe familjet e tyre, është që mos t’i besojnë më mashtrimit.