DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Policia kërkon masa shtesë sigurie në rrugën Kijevë–Zahaq gjatë punimeve

24 Korrik 2026
A A
Policia kërkon masa shtesë sigurie në rrugën Kijevë–Zahaq gjatë punimeve
Share on Facebook

Komandanti i Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Pejë, kapiten Teki Sylaj, ka zhvilluar të premten një takim pune me përfaqësuesit e kompanive që po kryejnë punimet për zgjerimin e segmentit rrugor Kijevë–Zahaq, pjesë e rrugës nacionale N9.

Sipas Policisë së Kosovës, në takim është diskutuar për sigurinë në trafik dhe menaxhimin e qarkullimit të automjeteve gjatë kohës sa vazhdojnë punimet.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar masave parandaluese për rritjen e sigurisë rrugore, sidomos për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror dhe ardhjes së bashkatdhetarëve.

Policia ka kërkuar nga kompanitë punëkryese që të përmirësojnë sinjalizimin e përkohshëm në rrugë, duke vendosur shenja shtesë paralajmëruese dhe orientuese në zonat ku po zhvillohen punimet.

Qëllimi i këtyre masave është parandalimi i aksidenteve dhe sigurimi i një qarkullimi sa më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e planeve operative dhe masave parandaluese për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, sinjalizimin rrugor, kufizimet e shpejtësisë dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, veçanërisht në zonat ku po kryhen punime.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 774)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (172)
  • Shpallje (1)
  • Sport (391)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com