DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

AVONET kërkon ndërhyrje urgjente ndaj mbindërtimit të paligjshëm në rrugën “Ahmet Kaçiku” dhe hetim nga Prokuroria

24 Korrik 2026
A A
AVONET kërkon ndërhyrje urgjente ndaj mbindërtimit të paligjshëm në rrugën “Ahmet Kaçiku” dhe hetim nga Prokuroria
Share on Facebook

AVONET ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me rastin e një mbindërtimi të paligjshëm, i cili sipas tyre jo vetëm që përbën shkelje të dispozitave ligjore në fuqi, por cenon edhe standardet themelore të ndërtimit dhe sigurinë publike.

“Çdo mbindërtim mbi objekte të ndërtuara sipas kritereve teknike dhe lejeve të ndërtimit krijon rrezik serioz për stabilitetin e objektit, sigurinë e banorëve dhe të qytetarëve. Veprime të tilla janë të ndaluara nga legjislacioni në fuqi dhe nuk mund të tolerohen në një shtet që synon të zbatojë sundimin e ligjit”, thuhet në reagimin e tyre.

AVONET i bën thirrje Komunës së Ferizajt që, pa asnjë vonesë, të ndërmarrë të gjitha masat ligjore dhe administrative për ndalimin dhe rrënimin e këtij mbindërtimi të paligjshëm, si dhe të sigurojë zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi.

Njëkohësisht, AVONET i ka kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të fillojë hetimet lidhur me këtë rast, të verifikojë përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë, përfshirë investitorin, mbikëqyrësit dhe zyrtarët kompetentë, si dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nëse konstatohen elemente të veprave penale.

Mosveprimi institucional ndaj ndërtimeve të paligjshme jo vetëm që inkurajon shkelje të reja, por dëmton besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe cenon interesin publik.

“AVONET do të vazhdojë të monitorojë këtë rast dhe pret reagim të menjëhershëm, transparent dhe në përputhje me ligjin nga të gjitha institucionet përgjegjëse”, thuhet në fund të reagimit të tyre.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 642)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 508)
  • Opinione (50)
  • Showbiz (169)
  • Shpallje (1)
  • Sport (380)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com