DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pesë vjet nga aksidenti në Kroaci që tronditi Kosovën, humbën jetën 10 mërgimtarë

25 Korrik 2026
A A
Pesë vjet nga aksidenti në Kroaci që tronditi Kosovën, humbën jetën 10 mërgimtarë
Share on Facebook

Sot bëhen pesë vjet nga njëra prej tragjedive më të rënda që ka prekur mërgimtarët kosovarë, kur një aksident i rëndë në Kroaci mori jetën e 10 personave dhe la të lënduar 45 të tjerë.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 24 korrik të vitit 2021, në autostradën pranë Slavonski Brodit në Kroaci, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova doli nga rruga dhe u aksidentua rëndë.

Autobusi ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë drejt Prishtinës dhe i përkiste një kompanie transporti nga Kosova. Shumica e udhëtarëve ishin mërgimtarë që po ktheheshin në vendlindje.

Sipas raportimeve të mediave kroate, dy shoferët kishin pushuar rreth 30 minuta në pikën kufitare Bregana, ku më pas ishin ndërruar mes vete. Dyshimet fillestare ishin se shkak i aksidentit mund të kishte qenë lodhja e shoferit.

Tragjedia kishte shkaktuar dhimbje të madhe në Kosovë dhe në diasporë. Në shenjë nderimi për viktimat, presidentja e atëhershme e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte shpallur ditë zie kombëtare.

Pesë vjet më pas, 24 korriku mbetet një datë e dhimbshme në kujtesën e familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe e gjithë shoqërisë kosovare.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 774)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (172)
  • Shpallje (1)
  • Sport (391)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com