DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Takim në fshehtësi të plotë ku ndalohen edhe fotot: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut

25 Korrik 2026
A A
Takim në fshehtësi të plotë ku ndalohen edhe fotot: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut
Share on Facebook

Një zhvillim i papritur dhe i mbajtur në konfidencialitet të rreptë po ndodh në prapaskenat e skenës politike. Nga ora 17:00 e ditës së sotme, në lokalin “Kopshti” në Fushë Kosovë, ka nisur një takim i ish-presidentes Vjosa Osmani me delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kanë nënshkruar kërkesën për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

​Burime të sigurta të Gazetës bëjnë me dije se takimi po zhvillohet në kushte të rrepta privatësie, ku organizatorët janë kujdesur maksimalisht që të parandalojnë çfarëdo fotografimi, incizimi apo rrjedhje të pamjeve nga brenda. Takimi po mbahet në një pjesë të izoluar të lokalit ku është pamundësuar tërësisht hyrja e qytetarëve apo klientëve të tjerë.

​Sipas të njëjtave burime, menaxhmenti i lokalit është kujdesur për ndarjen hermetike të hapësirës, duke u komunikuar konsumatorëve se “kjo pjesë e lokalit do të jetë e zënë për të paktën dy orë”.

​Burimet e Insajderit kanë parë nga afër Osmani-Sadriun teksa hynte në këtë ambient fiks në orën 17:00, e shoqëruar nga disa prej asistentëve të saj personalë.

​Ky takim sekret dhe masat e rrepta për të shmangur çdo provë vizuale ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi lëvizjet e reja politike dhe rirreshtimet e mundshme brenda LDK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 774)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (172)
  • Shpallje (1)
  • Sport (391)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com