DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gazetaret zvicerane mahniten nga mikpritja në Kosovë: “Nuk po na lënë të paguajmë”

26 Korrik 2026
A A
Gazetaret zvicerane mahniten nga mikpritja në Kosovë: “Nuk po na lënë të paguajmë”
Share on Facebook

Gazetaret e mediumit zviceran “20 Minuten”, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disaditor në Kosovë kushtuar mërgimtarëve që kalojnë pushimet në vendlindje, kanë ndarë përshtypjet e para nga qëndrimi i tyre.

Ato kanë vlerësuar veçanërisht mikpritjen dhe bujarinë e qytetarëve, duke treguar se në shumë raste janë ftuar për kafe dhe ushqim, ndërsa nikoqirët kanë refuzuar t’i lënë të paguajnë.

“Nuk po na lënë të paguajmë”, janë shprehur gazetaret me habi, duke e cilësuar këtë si një nga përvojat më të veçanta gjatë vizitës në Kosovë.

Udhëtimi i tyre ka nisur nga Aeroporti i Cyrihut drejt Prishtinës, ndërsa gjatë ditëve në vijim ato pritet të vizitojnë disa qytete të Kosovës për të ndjekur nga afër përditshmërinë e mërgimtarëve dhe për të sjellë historitë e tyre për lexuesit zviceranë.

Lynn dhe Carolin kanë veçuar gjithashtu spontanitetin e qytetarëve, duke thënë se shumë takime dhe ftesa kanë ndodhur krejt natyrshëm.

Sipas tyre, kjo mënyrë jetese ndryshon nga ajo në Zvicër, ku takimet dhe aktivitetet zakonisht planifikohen ditë apo javë më herët. Në Kosovë, ato thonë se gjithçka zhvillohet më spontanisht dhe me një ngrohtësi që i ka befasuar pozitivisht.

Reportazhi i “20 Minuten” synon të pasqyrojë mënyrën se si mërgimtarët shqiptarë i kalojnë pushimet verore në Kosovë, si dhe atmosferën dhe mikpritjen që i pret sa herë kthehen në vendlindje.

Gjatë qëndrimit të tyre, dy gazetaret do të takohen me bashkatdhetarë në qytete të ndryshme, për të sjellë nga afër përvojat, historitë dhe lidhjen e diasporës me Kosovën.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 774)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (172)
  • Shpallje (1)
  • Sport (391)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com