DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shtohet fluksi i automjeteve nëpër kufijtë e Kosovës, pritje e kolona të gjata në disa pikëkalime

26 Korrik 2026
A A
Shtohet fluksi i automjeteve nëpër kufijtë e Kosovës, pritje e kolona të gjata në disa pikëkalime
Share on Facebook

Fluks i shtuar i automjeteve që presin në pikat e kalimit kufitar raportohet nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, që ka publikuar gjendjen më të fundit nga kufijtë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku për hyrje në Kosovë koha e pritjes arrin deri në 40 minuta, ndërsa kolona është rreth 100 metra.

Në pikën kufitare Bërnjak, pritja për hyrje në Kosovë është deri në 20 minuta, me kolonë rreth 200 metra.

Në Vërmicë, për hyrje në Kosovë pritjet janë deri në 30 minuta, me kolonë prej 250 deri në 300 metra, ndërsa për dalje pritja është rreth 5 deri në 10 minuta.

Pritje ka edhe në Han të Elezit, ku koha e pritjes për hyrje është rreth 20 minuta, ndërsa për dalje rreth 10 minuta. Kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 40 metra në hyrje dhe 15 metra në dalje.

Në pikën kufitare Muçibabë, pritjet për automjete arrijnë deri në 30 minuta si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Kosova, ndërsa kolonat janë rreth 150 metra në të dy drejtimet.

Në Jarinjë, pritjet janë rreth 10 minuta në hyrje dhe dalje, me kolona deri në 20 metra.

Ndërkohë, në pikat tjera kufitare si Glloboçicë, Kullë, Merdar, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Stançiq, pritjet janë më të shkurtra.

Të dhënat janë përditësuar sot në ora 12:12 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 774)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (172)
  • Shpallje (1)
  • Sport (391)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com