DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Blerta Deliu-Kodra dorëzon kallëzim në Prokurorinë Speciale për profilin “Lule Gjeli”

27 Korrik 2026
A A
Blerta Deliu-Kodra dorëzon kallëzim në Prokurorinë Speciale për profilin “Lule Gjeli”
Share on Facebook

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ku ka dorëzuar kallëzim lidhur me profilin në rrjetet sociale me emrin “Lule Gjeli”.

Në një reagim publik, Deliu-Kodra ka bërë të ditur se ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të hetojnë identitetin e personit apo personave që qëndrojnë prapa këtij profili, mënyrën e funksionimit të tij, si dhe çdo veprim të mundshëm të kundërligjshëm që lidhet me publikimet dhe pretendimet e shpërndara përmes tij.

Sipas saj, përmbajtjet e publikuara dhe veprimtaria e këtij profili duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe profesionalizëm nga institucionet kompetente.

“Askush nuk duhet të fshihet prapa profileve anonime apo të rreme për të shpifur, kërcënuar, shantazhuar, cenuar reputacionin e individëve apo për të manipuluar opinionin publik”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

Ajo ka theksuar se liria e shprehjes është një e drejtë themelore, por sipas saj, kjo e drejtë nuk mund të përdoret si mburojë për veprime të kundërligjshme dhe sulme të organizuara.

Deputetja e zgjedhur e PDK-së ka thënë se tashmë i takon institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin dhe të zbardhin të gjitha rrethanat, duke shprehur besimin se Prokuroria do të veprojë në përputhje me ligjin dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme.

 

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 650)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 615)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (171)
  • Shpallje (1)
  • Sport (386)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com