Kosova ende s’ka një rezultat përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Numërimi i votave për kandidatët për deputetë po vazhdon, ndërsa deri më tash, janë evidentuar disa shkelje në këtë proces, si dhe ka pasur pengesa të qasjes në ueb-faqen e KQZ-së.
Për një çështje të tillë, Komisioni Qendror i Zgjedhje ka thirrur konferencë për media që u mbajt para pak minutash, lidhur me përditësimet e fundit.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, tha se për KQZ-në nuk është me rëndësi shpejtësia, por edhe saktësia.
“Ajo çka është me rëndësi për KQZ-në, nuk është vetëm shpejtësia, por edhe saktësia. Çdo votë të evidentohet me saktësi dhe vullneti i qytetarëve të regjistrohet dhe pastaj rezultati të bëhet publik. Faza tjetër e procesit është numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votimi jashtë Kosovës.”
Ditën e zgjedhjeve, një rezultat i shpejt u paralajmërua nga vet KQZ-ja, por doli e kundërta dhe gjithçka u bllokua – dhe si rezultat, Prokurori i Shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme