DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Plagosja në Podujevë, policia zbulon detaje: Gjashtë të arrestuar, autori i dyshuar ende në arrati

27 Korrik 2026
A A
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga zjarret gjatë temperaturave të larta
Share on Facebook

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshjeje që ka eskaluar me përdorimin e armës së zjarrit në Podujevë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 korrik 2026, rreth orës 18:50, kur është raportuar për një përleshje fizike mes disa personave. Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, duke plagosur dy meshkuj kosovarë.

Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në procedurën hetimore.

Me urdhër të prokurorit, gjashtë persona të dyshuar janë arrestuar. Pas intervistimit, ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i dyshuar se ka shtënë me armë zjarri vazhdon të jetë në arrati dhe po kërkohet nga policia.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet:

“Është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave, ku njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, ku janë plagosur dy meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK. Në vendngjarje janë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete. Me vendim të prokurorit janë arrestuar 6 të dyshuar dhe pas intervistimit dërgohen në mbajtje. I dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është në kërkim policor.”

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 739)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (171)
  • Shpallje (1)
  • Sport (389)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com