Policia e Kosovës ka njoftuar se janë identifikuar mbetjet mortore të personit H.S., i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 5 tetori i vitit të kaluar.
Sipas njoftimit, më 23 korrik 2026, në një zonë malore pranë fshatit Shkozë në Malishevë, janë gjetur disa mbetje mortore për të cilat dyshohej se i përkisnin personit të zhdukur.
Pas ekzaminimeve të kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), autoritetet kanë konfirmuar se mbetjet mortore janë të H.S. Me autorizimin e prokurorit të shtetit, ato u janë dorëzuar familjarëve.
Rasti ishte hetuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, e cila në bashkëpunim me institucionet përkatëse kishte zhvilluar disa operacione kërkim-shpëtimi gjatë muajve të fundit, por pa arritur ta lokalizonte personin deri në zbulimin e fundit.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat e vdekjes, teksa kanë bërë të ditur se hetimet për rastin vazhdojnë.
