DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mërgimtari u filmua duke shkel ligjin me veturë në Pejë- Policia e identifikon dhe dënon

28 Korrik 2026
A A
Mbi 1 mijë gjoba dhe 39 aksidente për një javë në rajonin e Ferizajt
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe gjobitur shoferin që u filmua duke kryer kundërvajtje në komunikacion në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë, më 25 korrik, në rrjetin social “Facebook” u publikua një video ku shihej një veturë e tipit Mercedes, me targa të Gjermanisë, duke tejkaluar kolonën e automjeteve nga krahu i djathtë. Në vazhdim, sipas njoftimit, automjeti shihej duke lëvizur mbi trotuar, për t’u rikthyer më pas sërish në shiritin rrugor.

Pas publikimit të pamjeve, njësia e trafikut për qytetin e Pejës ndërmori veprimet e nevojshme dhe arriti ta identifikojë drejtuesin e automjetit. Atij i është shqiptuar gjobë për kundërvajtjen e kryer.

Policia bëri të ditur se, me pëlqimin e shoferit, vlera e gjobës është dyfishuar në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Komunikacionit Rrugor. Ky ligj u mundëson drejtuesve që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga një shtet i huaj që, në vend të masës së ndalimit të drejtimit të automjetit për tre muaj, të pranojnë dyfishimin e vlerës së gjobës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 653)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 659)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (171)
  • Shpallje (1)
  • Sport (388)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com