DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dy ditë larg Kuvendit të Jashtëzakonshëm: Cilat ishin reagimet në LDK?

28 Korrik 2026
A A
Abdixhiku pas takimit pesë orësh: S’duam, nuk kemi dhe s’punojmë për bashkëpunim me VV-në
Share on Facebook

Të enjten, duke filluar nga ora 18:00, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin e Jashtëzakonshëm, pas dorëzimit të nënshkrimeve që kërkojnë shkarkimin e kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “i është kërkuar që ta rimarrë besimin sërish, njënashëm me kërkesë për shkarkim”.

Sipas tij, një praktikë e tillë nuk ka ndodhur në 37 vjet histori të kësaj partie.

“E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë, të pavend. Si proces të njëanshëm e konsideroj të dëmshëm; e konsideroj dhe përçarës. Jo për fatin tim individual, por për plagët që veçse ia ka lënë LDK-së. As nuk ka qenë koha; as vendi; edhe më pak mënyra.

Por zgjodhën një rrugë tjetër.

Dhe demokracia këtë ka. Si të tillë, më duhet ta pranoj. Edhe kur nuk më duket e drejtë. Une e respektoj demokracinë; sepse e besoj. Prandaj ballafaqohem. Pres të sillen njejtë edhe të tjerët pas të enjtës kur LDK flet përsëri.

Unë do të hyj në këtë Kuvend me bindje, me qetësi dhe me besim të plotë tek njerëzit tanë. Dhe në këtë rrugëtim, do të qëndrojë. Sepse përveç bindjes s’kam asgjë tjetër. Dhe nga këto bindje, del dhe thirrja ime, për delegatët e Lidhjes. Qëndroni”, ka shkruar ai.

Pas publikimit të datës për mbajtjen e Kuvendit, nisën edhe reagimet nga zyrtarë të kësaj partie, kryesisht nga ata që janë deklaruar pro shkarkimit të Abdixhikut.

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka theksuar se në tri palë zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar si partia e tretë.

Ajo ka shtuar se Abdixhikut ia kishte kërkuar dorëheqjen që pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025, duke theksuar se partisë i duhet një mënyrë e re udhëheqjeje dhe jo vetëm ndryshimi i emrave.

“Nga viti 2021, LDK-ja ka kaluar nëpër tri palë zgjedhje dhe në të tria ka përfunduar si partia e tretë. Nuk kemi shënuar fitore as në nivelin lokal.

Këto nuk janë opinione. Nuk janë interpretime. Janë rezultate.

Kur rezultatet mungojnë një herë, mund të flitet për rrethana. Kur mungojnë vazhdimisht, përgjegjësia nuk mund t’u mvishet më rrethanave.

Pas humbjes në zgjedhjet e dhjetorit 2025, i kam kërkuar dorëheqjen kryetarit të partisë dhe në të njëjtën kohë, kam dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares. Pra, nuk kam kërkuar nga ai atë që nuk kam qenë e gatshme ta bëj vetë. Sepse përgjegjësia politike nuk është dënim. Është standard demokratik dhe respekt ndaj anëtarësisë dhe votuesit. Është pikërisht standardi mbi të cilin po ky kryetar ka ardhur në krye të LDK-së.

Sot, LDK-së i duhet një mënyrë e re udhëheqjeje, jo thjesht zëvendësimi i një emri me një emër tjetër”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, Arben Gashi ka thënë se, për ta ndryshuar Kosovën, duhet të definohet qartë LDK-ja.

“Ky është çasti kur duhet të mbizotërojnë arsyeja mbi emocionin, ideali mbi interesin e ngushtë dhe vizioni mbi kalkulimet afatshkurtra. Këtu vendosen themelet e LDK-së së së ardhmes: një LDK me identitet të qartë, me lidership të fortë, me vlera të palëkundura dhe me guxim për të udhëhequr.

Vendimet që merren të enjten nuk janë vetëm për sot. Ato do të përcaktojnë mënyrën se si do ta bëjmë politikën, si do t’u shërbejmë qytetarëve dhe si do ta ndërtojmë besimin e ri te LDK-ja.

Kosova ka nevojë për një LDK të fortë. Dhe një LDK e fortë fillon me vendime të drejta, të mençura dhe largpamëse.

E ardhmja nuk pret. Është koha ta ndërtojmë”, u shpreh ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 653)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 660)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (171)
  • Shpallje (1)
  • Sport (388)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com