Sami Kurteshi pa ndonjë zhurmë të madhe është emëruar si këshilltar ligjor i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut.
Kurteshi ka mbajtur për vite të tëra pozitën e anëtarit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndonëse nuk ka pasur njoftim zyrtar, në faqen zyrtare të Presidencës, Kurteshi figuron si këshilltar ligjor i Albulena Haxhiut.
Kurteshi bashkë me bashkëshortin e Albulena Haxhiut, Alban Krasniqit, përfaqësonin VV’në për një kohë të gjatë në KQZ.

