DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Krasniqi: LDK-së i duhen zgjedhje të brendshme për t’u ringritur, partia nuk është pronë e askujt

29 Korrik 2026
A A
Krasniqi: LDK-së i duhen zgjedhje të brendshme për t’u ringritur, partia nuk është pronë e askujt
Share on Facebook

Një ditë para mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ish-deputetja e kësaj partie dhe nënkryetarja e Degës së LDK-së në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, ka bërë thirrje për zgjedhje të brendshme, duke vlerësuar se vetëm përmes një procesi demokratik partia mund të ringrihet pas rezultateve të fundit zgjedhore.

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet të enjten, duke filluar nga ora 18:00.

Në një reagim publik, Krasniqi ka theksuar se Kuvendi duhet të shënojë fillimin e një procesi të ri demokratik, që rikthen besimin e anëtarësisë dhe e forcon partinë për sfidat e ardhshme.

Krasniqi ka shtuar se LDK-ja nuk është pronë e askujt dhe se e ardhmja e saj duhet të vendoset nga anëtarësia.

“Po ashtu, LDK-ja nuk është pronë e askujt. Ajo është shtëpia jonë e përbashkët politike, e ndërtuar me sakrificën dhe përkushtimin e shumë brezave, ndaj e ardhmja e saj duhet të vendoset nga ata që e mbajnë gjallë çdo ditë me punën, besimin dhe votën e tyre. Ky nuk është një qëndrim për interesa personale dhe as kundër askujt. Është një thirrje për një LDK më të bashkuar, më demokratike dhe më të fortë, ku secili ka mundësi të ecë përpara falë punës, meritës dhe besimit që gëzon te anëtarësia. LDK-ja duhet të ndryshojë që të ringritet fuqishëm, sepse Republika e Kosovës ka nevojë për një LDK të fortë, demokratike dhe fituese. Kur fiton demokracia brenda LDK-së, fiton edhe LDK-ja. E kur fiton LDK-ja, fiton Kosova”, ka përfunduar ajo.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 783)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 401)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com