DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Agon Maliqi pas vizitës në Uashington: Shqyrtimi i pranisë ushtarake në Kosovë ishte serioz, u ndal nga përkrahësit e Kosovës

29 Korrik 2026
A A
Agon Maliqi pas vizitës në Uashington: Shqyrtimi i pranisë ushtarake në Kosovë ishte serioz, u ndal nga përkrahësit e Kosovës
Share on Facebook

Analisti politik, Agon Maliqi, i cili është pjesë edhe e “Atlantic Council” në një shkrim në “S’bunker” ka paraqitur përshtypjet e tij pas një vizite disa ditore në Washington.

Maliqi ka thënë se rreziku për largimin e ushtrisë amerikane apo për zvogëlimin e numrit të tyre ka qenë një zhvillim shumë serioz, më shumë sesa që ishte raportuar në media.

Maliqi ka thënë ajo kërkesë kishte ardhur nga majat e Pentagonit, ndërkohë që thotë se aktualisht një rrezik i tillë është shmangur, si rezultat i rezistencës brenda Administratës dhe kongresit. Megjithatë ai thotë se nuk dihet se për sa kohë.

“Nga disa burime të mirëinformuara na u konfirmua se së voni ka pasur kërkesë nga majat e Pentagonit për ta shqyrtuar prezencën e trupave amerikane në Kosovë, e cila ka hasur në rezistencë nga nivele të tjera të administratës si dhe nga Kongresi (sidomos nga mbështetësit e mbetur të Kosovës nga kampi i republikanëve). Krijohet përshtypja se kjo çështje njëherë për njëherë është mbyllur dhe nuk është më në agjendën aktive, por se gjithmonë ka potencialin për t’u rikthyer nga nivelet më të larta”, ka shkruar Maliqi.

Tutje, ai ka thënë se qasja e Kosovës ndaj komunitetit serb mbetet një prej çështjeve të ndjeshme sa i përket raportit të Kosovës me SHBA-në. Ai ka shkruar se SHBA si një lloj garantuesi po përpiqet ta luaj rolin e vetë pa presione.

“Uashingtoni po mundohet t’a luajë këtë rol duke u treguar paralelisht respektues ndaj sovranitetit të Kosovës dhe duke mos dashur të imponojë zgjidhje – qoftë për dialogun me Serbinë, përbërjet e qeverive në Kosovë, apo strategjinë energjetike. Por kryeqendra amerikane është e zhgënjyer me elitën politike pa përjashtim për mungesën e një vizioni strategjik për të ardhmen dhe paaftësinë për t’i kaluar krizat politike”, ka shkruar tutje ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 783)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 401)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com