Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, para nisjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, ka thënë se vendimi për zhvillimet brenda partisë u takon delegatëve.
Hoti, i pyetur nga gazetarët për pritshmëritë nga kuvendi, është shprehur shkurt duke theksuar se procesi është në duart e përfaqësuesve të partisë.
“Kuvendi i LDK-së është në dorën e delegatëve”, u shpreh Hoti, pa dhënë përgjigje të tjera.
