Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në komunën e Deçanit, nën dyshimin për dhunim.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:45, ku i dyshuari mashkull kosovar është kapur nga policia pas raportimit se ka kryer këtë vepër ndaj një viktime femër kosovare.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë proces të mbledhjes së provave lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.
