DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gruaja zhduket pa gjurmë në Shtërpcë – bashkëshorti dyshon se është nisur drejt Serbisë me kartelat bankare

1 Gusht 2026
A A
Gruaja zhduket pa gjurmë në Shtërpcë – bashkëshorti dyshon se është nisur drejt Serbisë me kartelat bankare
Share on Facebook

Një grua nga Shtërpca është raportuar e zhdukur pasi u largua nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ndërsa familjarët kanë ngritur dyshime se ajo mund të jetë larguar drejt Serbisë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Ljiljana Stanojković rreth 51-vjeçare, ndërsa rastin në Polici e ka raportuar bashkëshorti i saj, R. Stanojković rreth 69-vjeçar.

Sipas burimeve, burri ka deklaruar se bashkëshortja e tij, me të cilën është i martuar prej më shumë se 30 vitesh, është larguar nga shtëpia rreth orës 11:00 të datës 31 korrik dhe që nga ai moment nuk i është përgjigjur më thirrjeve telefonike.

Ai ka shprehur dyshimin se ajo mund të ketë udhëtuar drejt Serbisë, duke theksuar se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe më herët.

Sipas deklarimit të ankuesit, gruaja para largimit ka marrë të gjitha kartelat bankare, ndaj ai frikësohet se mund t’i përdorë për të tërhequr para nga llogaritë bankare.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se bashkëshortja prej disa muajsh është nën terapi mjekësore për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj psikike.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të evidentohet. Ndërkohë, njësitë policore në terren janë njoftuar që, në rast se hasin në personin e raportuar, të informojnë menjëherë Stacionin Policor në Shtërpcë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 659)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 849)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (175)
  • Shpallje (1)
  • Sport (397)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com