Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka uruar Napolin me rastin e 100-vjetorit të themelimit të klubit italian.
Rrahmani ka thënë se gjatë gjashtë viteve të tij te Napoli ka pasur “privilegjin dhe krenarinë e madhe” për të qenë pjesë e këtij klubi.
Në urimin e tij për Napolin, kapiteni i Kosovës ka publikuar edhe një fotografi me flamurin e Kosovës.
“Kam pasur privilegjin dhe krenarinë e madhe të jem pjesë e kësaj familjeje të madhe”, ka shkruar Rrahmani.
Mbrojtësi kosovar iu bashkua Napolit në vitin 2020, pas transferimit nga Hellas Verona. Me klubin italian ka fituar dy tituj kampioni dhe një Superkupë të Italisë.
Për Napolin, Rrahmani ka zhvilluar 202 ndeshje, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë gjashtë asistime.
Ndërkohë, për Kombëtaren e Kosovës, 31-vjeçari ka 66 paraqitje dhe shtatë gola të shënuar.
