DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pas aksidentit fatal në Pejë, Trainkos anulon trenat drejt Prishtinës

3 Gusht 2026
A A
Pas aksidentit fatal në Pejë, Trainkos anulon trenat drejt Prishtinës
Share on Facebook

Gazeta ka raportuar më herët për ngjarjen tragjike në Pejë, ku një grua humbi jetën pasi u godit nga treni në orët e hershme të mëngjesit.

Pas këtij rasti, Trainkos ka njoftuar se trenat me numër 760 dhe 4201, në relacionin Pejë–Prishtinë dhe anasjelltas, janë anuluar për ditën e sotme.

Kompania ka bërë të ditur se anulimi është bërë për shkak të “rrethanave të papritura”, pa dhënë hollësi të tjera.

“Të nderuar udhëtarë, ju njoftojmë se treni i planifikuar për sot me numër 760 dhe 4201 Pejë–Prishtinë dhe anasjelltas është anuluar për shkak të rrethanave të papritura”, thuhet në njoftim.

Trainkos ka bërë të ditur se treni me numër 4200 do të qarkullojë sipas orarit të planifikuar.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 05:35.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se treni, i cili ishte nisur nga Peja, e ka goditur një grua, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj në vendin e ngjarjes.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit po hetohen nga njësitet kompetente policore në koordinim me Prokurorinë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 782)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 376)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com