Një nënë nga Prizreni ka raportuar në Policinë e Kosovës zhdukjen e dy fëmijëve të saj, vajzës dhe djalit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesja ka deklaruar se fëmijët kanë dalë nga shtëpia më 30 korrik dhe që nga ajo ditë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.
“Prizren / 30.07.2026 – 19:00. Më 02.08.2026 ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se vajza dhe djali i saj kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raport.
Policia bën të ditur se, pas verifikimeve dhe bazuar në deklarimin e ankueses, personat në fjalë janë recidivistë të rasteve të tilla, pasi edhe herë të tjera janë larguar nga shtëpia.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u trajtuar nga njësia relevante”, thuhet në raportin e Policisë.
