Dy persona janë arrestuar në Malishevë, pasi dyshohen se kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe i kanë sulmuar fizikisht.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 14:30.
Policia bën të ditur se gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë brenda stacionit policor.
Si pasojë e sulmit, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.
