DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ndershmëria e adoleshentit: 17-vjeçari nga Ferizaj gjen mijëra euro, i dorëzon në polici – i kthehen pronarit

3 Gusht 2026
A A
Ndershmëria e adoleshentit: 17-vjeçari nga Ferizaj gjen mijëra euro, i dorëzon në polici – i kthehen pronarit
Share on Facebook

Një 17-vjeçar nga Ferizaj ka dhënë një shembull të rrallë ndershmërie, pasi ka gjetur një portofol me 2,435 euro, 270 franga zvicerane dhe dokumente personale, të cilat i ka dorëzuar në polici. Pas verifikimeve, të gjitha sendet i janë kthyer pronarit.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Sipas Policisë, A. Nuha, nga fshati Bablak, është paraqitur në Stacionin Policor në Ferizaj me portofolin që e kishte gjetur në fshatin Lloshkobare, afër pikës së karburantit “Ibrahimi Petrol”.

Zyrtarët policorë kanë identifikuar pronarin e portofolit, K.S. (40) nga Gjakova, të cilit, në prani të policisë, iu kthyen 2,435 euro, 270 franga zvicerane, si dhe dokumentet personale. Për rastin është përpiluar një shënim zyrtar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vlerësuar lart veprimin e 17-vjeçarit, duke theksuar se ai tregoi ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, ndërsa e cilësoi rastin si një shembull pozitiv që meriton të vlerësohet.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 782)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 376)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com