DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestohet Egzon Reshani, i shumëkërkuari nga Policia për tentim vrasjeje dhe fajde

4 Gusht 2026
A A
Arrestohet Egzon Reshani, i shumëkërkuari nga Policia për tentim vrasjeje dhe fajde
Share on Facebook

Është arrestuar Egzon Reshani, pasi tentoi të largohej në drejtim të Serbisë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur më 3 gusht pak pas orës 22:00, kur zyrtarët e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare në zonën e fshatit Karaqevë e Poshtme, kanë identifikuar një automjet të dyshimtë që po lëvizte nga drejtimi i fshatit Breznicë në Serbi drejt territorit të Republikës së Kosovës.

Pas ndërhyrjes së policisë, automjeti është ndaluar në fshatin Novosellë. Gjatë kontrollit, pasagjeri në automjet, i identifikuar si Egzon Reshani, ka tentuar t’u shmanget zyrtarëve policorë duke ikur me vrap në drejtim të vijës kufitare, përkatësisht drejt territorit të Serbisë.

Policia ka reaguar menjëherë dhe ka arritur ta ndalojë dhe arrestojë të dyshuarin në afërsi të kufirit, duke parandaluar largimin e tij nga territori i Kosovës.

Ndaj Egzon Reshanit, sipas Policisë, ka pasur urdhërarrest aktiv, pasi kërkohej nga organet e drejtësisë për disa vepra të rënda penale, përfshirë “Vrasje në tentativë”, “Fajde”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit të të arrestuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një thikë. Për këtë rast, pas konsultimit me prokurorin kompetent, është iniciuar procedurë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Pas përfundimit të procedurave nga Policia Kufitare, i dyshuari i është dorëzuar njësive kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, për veprime të mëtejme sipas urdhërarrestit dhe rasteve për të cilat kërkohej.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 782)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 376)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com